Përfaqësuesja kosovare në muajin shtator do të debutojë në Ligën e Kombeve.
Skuadra e Bernard Challandes do të përballet me Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin në dy ndeshjet e para.
Ndeshja e parë zhvillohet ndaj Ishujve Faore më 10 shtator, të hënën, në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, transmeton IndeksOnline.
UEFA pritet ta licensojë stadiumin në fjalë, ku edhe do të zhvillohet ndeshja e parë si vendas e Përfaqësueses.
Tani mësohet se biletat për ndeshjen ndaj Ishujve Farore do të dalin në shitje javën e ardhshme./IndeksOnline/