Liridon Krasniqi pëson lëndim ”horror” në Malajzi (Foto)

Sulmuesi kosovar, Liridon Krasniqi ka pësuar lëndim të rëndë.

Gjatë ndeshjes kampionale në Malajzi, ylli i Kedah e ka lënduar këmbën e tij në mënyrën më të keqe të mundshme.

Në një duel me lojtarin kundërshtar, Krasniqi ishte viktimë e kësaj duke mbetur i shtrirë.

Pas këtij incidenti, lojtarët e të dyjave skuadrave filluan të grindeshin, transmeton IndeksOnline.

Kjo ndodhi në përfundim të pjesës së parë në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë.

Për më shumë, foton dhe videon e postuar nga Krasniqi në rrjetet sociale mund t’i shikoni më poshtë./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë