Në ndeshjen e parë të Cristiano Ronaldos në “Allianz Stadium”, Juventusi konfirmoi edhe njëherë se është jo më kot kampionia në fuqi dhe skuadra për t’u mundur, pasi arriti të marrë një tjetër fitore, këtë herë më bindëse, 2-0 ndaj Lazios.
Një supergol i Miralem Pjaniçit në pjesën e parë dhe një tjetër i Mario Mandzukiç në të dytën, i dhanë tre pikët skuadrës së Allegrit, që ndryshe nga transferta e javës së parë ndaj Chievos, këtë herë u paraqit shumë më bindshëm në fushën e lojës.
E nëse Juventusi vijon të fitojë, ashtu si bënte edhe kur nuk kishte Ronaldon, ky i fundit nuk e ka gjetur ende golin e parë bardhezi, ndonëse ka luajtur plot 180 minuta në fushën e lojës dhe ka pasur një sërë rastesh.
Gjithsesi mbrëmjen e sotme merita të padiskutueshme pati edhe portieri i Lazios, shqiptari Thomas Strakosha, që bëri disa pritje spektakolare dhe në të paktën 4 raste, i mohoi golin e parë italian, yllit të futbollit Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo rate, pas Mandzukic ! pic.twitter.com/JxAnZO57ls
— FrSerieA Goals (@FrSerieAGoals) August 25, 2018
Excellent strike for his first goal of the season!
Pjanić, you absolute baller!??⚽️@Miralem_Pjanic
pic.twitter.com/MAk2JtqEua— BiH Sport LIVE (@BIHSPORTLIVE) August 25, 2018