Tregoi fajtorin në ndeshjen Zvicër – Serbi, futbollisti nuk grumbullohet me kombëtaren


Kapiteni i Crystal Palace Luka Milivojevic nuk është grumbulluar në kombëtaren serbe pasi ka kritikuar trajnerin e ekipit Mladen Krstajic gjatë Kupës së Botës.

Mesfushori 27-vjeçar i ka thënë medias se trajneri ishte fajtor për disfatën ndaj Zvicrës dhe Brazilit gjatë verës.

Duke folur për humbjen e Brazilit, ai tha se Krstajic kishte bërë një zgjedhje të gabuar.

“Trajneri ynë kishte opinionin e tij, diçka që ai donte të provonte, dhe në fund ne humbëm,” ishin fjalët e Milivojevic.

Ish-lojtari i Olympiakos është zëvendësuar nga trajneri për një 22-vjeçar në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Zvicrës, diçka që nuk i ka pëlqyer përsëri.

“Mendoj se në ndeshje të tilla duhen lojtarë më me eksperiencë në minutat e fundit të ndeshjes,” kishte shtuar mesfushori.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë