Njëri ndër basketbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës, Mikaile Tmusic është transferimi i radhës i Prishtinës.
Tmusic që vitin e kaluar mbronte ngjyrat e KB Bashkimit, ishte lojtari kryesor i ekipit prizrenas që arriti të fitonte titullin e tyre të parë.
Mikaile njihet si lojtar mjaft i rëndësishëm për ekip, sepse është i fuqishëm në mbrojtje, kurse në sulm treshet janë pika më e fortë e tij.
Mikaile Tmusic, gjithashtu këtë vit debutoi edhe për Kosovën në kualifikimet për Botërorin, Kina 2019./IndeksOnline/