Paris St.Germain ka kompletuar blerjen e mbrojtësit gjerman Thilo Kehrer nga Schalke 04 me një marrëveshje pesë vjeçare. Lajmin e ka zyrtarizuar klubi francez, pasi 21-vjeçari kaloi me sukses vizitat mjekësore. Kosto e transferimit do të jetë 37 milionë euro.
“Të gjithë në Evropë e dinë sa e fortë është kjo skuadër dhe çfarë projekti ka. Nuk mendoj se mund të gjeja më mirë se Parisi për të vazhduar rritjen time profesionale dhe arritjen e objektivave,” – tha Kehrer.
Keher ka shënuar katër gola në 59 ndeshje të luajtura në të gjitha veprimtaritë për Schalke. Ai shkëlqeu në sezonin e kaluar kur ky ekip e mbylli kampionatin në vendin e dytë.
Mbrojtësi ka qenë gjithashtu pjesë e Gjermanisë U-21 që fitoi titullin kampion të Europës në Poloni, vitin e kaluar.
La traditionnelle visite médicale pour notre nouvelle recrue, @KehrerThilo ??#WillkommenKehrer pic.twitter.com/9UD46jlTaB
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 16, 2018