Pak para fillimit të sezonit të ri në Bundesligë, Bayern Munchen ka luajtur një ndeshje miqësore kundër skuadrës tjetër Hamburger SV, të cilën e ka mposhtur me rezultat 1-4
Bayern Munich e ka përfunduar sezonin parapërgatitor me një fitore të ngushtë kundër Hamburger SV, një ndeshje që u luajt në Hamburg.
Pjesa e parë ishte më e mirë për Hamburger të cilët edhe kaluan në epërsi më Narey Khaled në minutën e 25.
Deri në këtë minutë, Hamburger dominonte ndeshjen por mandej ishte Bayern Munich që kontrolloj ndeshjen.
Fillimisht ishte Wagner që barazoi rezultatin nga penalltia në minutën e 31’të kurse në minutën e 39 i njëjti lojtar dyfishon epërsinë.
Me këtë rezultat përfundon edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë prapë Hamburger u mundua ta barazoi atë por pas sukses.
Kështu në minutën e 73’të, Thomas Muller shënon për ta shënuar për rezultat 3-1.
Bayern thelloi edhe më shumë epërsinë pasi që shënoi në minutën e 86’të dhe prapë ishte Thomas Muller.
Lojtari kosovar, Meriton Shabani përsëri nuk ishte ftuar fare në këtë ndeshje. ./GazetaExpress/