Ndodhë më e keqja, tifozët hedhin mjete piroteknike në fushën e lojës

Një skenë jo e mirë ka ndodhur sonte në stadiumin, ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Kur po zhvillohet pjesa e dytë në mes të Dritës dhe Prishtinës, tifozët kanë hedhur mjete piroteknike në fushë.

Një gjë e tillë është e ndaluar, dhe pritet që të ketë sanksione ndaj klubeve në fjalë.

Ndeshja është ndërprerë për disa minuta, por pas largimit të mjeteve, ka ri-filluar sërish.

Përndryshe, Prishtina është në epërsi, 1-0 me golin e shënuar nga Mankenda./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë