Siç raporton gazeta belge, Het Laatste Nieuws, tani pritet të ndodhë lëvizja e madhe, shkruan IndeksOnline.
Gazeta mirë e informuar ka raportuar sot se Real Madridi ka bërë ofertë zyrtare për portierin e Chelseat, Thibaut Courtois.
Është konfirmuar se ”Los Blancos” i kanë ofruar Chelseat rreth 35 milionë funte për Courtois.
Courtois mbetet pa kontratë verën e ardhshme, derisa portieri dëshiron të shkojë në Spanjë për të qenë më afër familjes.