Ronaldo takohet me pjesën tjetër të ekipit (Foto/Video)


Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht i ka mbyllur pushimet.

Ylli portugez gjatë ditës së sotshme udhëtoi drejt Torinos, dhe u takua me pjesën tjetër të lojtarëve të Juventusit, shkruan IndeksOnline.

Ai së bashku me lojtarë, si; Bentancur, Douglas Costa, Cuadrado, Dybala dhe Higuain, kreu testet mjekësore, para fillimit të stërvitjeve.

Ashtu siç shkruan faqja zyrtare e Juve-s, Ronaldo me pjesën tjetër të ekipit do t’i mbajë stërvitjet e para gjatë ditës së nesërme.

Kujtojmë që shumica e ekipit italian është nisur për në Amerikë, për ta zhvilluar ndeshjen ndaj yjeve të MLS-s./IndeksOnline/


Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë