Sindikata e Feronikelit: Nuk është sulmuar drejtori Samir Mane


Lajmi i publikuar së fundi në disa media, se është sulmuar fizikisht drejtori i ri i gjigantit Feronikeli në Drenas, Samir Mane, po hedhet poshtë nga sindikata e Feronikelit, transmeton Drenica Online.

Ata kanë deklaruar se aty nuk ka asgjë të vërtetë dhe se sipas tyre Mane është shpëtimtar i fabrikës e cila ishte gati në falimentim.

Sindikata kërkon nga mediat që të mos spekulojnë në kohën kur gjiganti po i merr sërish hapat e prodhimit dhe së janë mbi 850 punëtor që mbajnë familjet prej punës që e bëjnë aty.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë