Barcelonës i lëndohen dy futbollistë (Foto)


Skuadra e Barcelonës është në telashe të mëdha para fillimit të sezonit të ri.

Gjatë miqësores së mbrëmshme ndaj Tottenham Hotspur, te Barcelona u lënduan dy futbollistë.

Bëhet fjalë për Denis Suares dhe Andre Gomes, shkruan IndeksOnline.

Siç thuhet në sajtin zyrtar të Barçës, Gomes dhe Suarez priten të mungojnë rreth 2 muaj për shkak të lëndimit muskulor.

Dy futbollistët gjatë këtij afati kalimtar veror ishin duke kërkuar skuadra të reja./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë