Bes Kallaku i “hakmerret” Ermalit, bënë fotografi me Rihannan (Foto)


Përderisa Ermal Fejzullahu po shijonte performancën e Beyonce në një koncert të kësaj të fundit, Bes Kallaku ka gjetur një mënyrë që të dal në “epërsi”.

Në një imazh të publikuar nga Besi në llogarinë e tij në “Instagram” , shihet me këngëtaren e njohur, Rihanna. Ndonëse kjo fotografi është një montazh, Besi ka shkaktuar shumë të qeshura.

‘Disa shkojn deri n’Fronc per Beyoncen, kurse ca te tjerve i vjen Rihanna vete per foto. Hehehehe. Villageman for life.” ka shkruar Bes Kallaku.

Ndryshe, Ermali dhe Besi janë miq shumë të mirë./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë