Vidhen dy lopë në Dobroshec, ky është reagimi banorëve

Një rast vjedhjeje është raportuar në fshatin Dobroshec të Komunës së Drenasit, ku persona të panjohur kanë vjedhur dy lopë në lagjen Malokuk, transmeton DrenicaOnline.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të datës 4 maj, përkatësisht në intervalin kohor nga ora 01:00 deri në 03:30.

Banorët e fshatit janë alarmuar nga ky rast dhe kanë kërkuar bashkëpunim nga të gjithë ata që mund të kenë vërejtur lëvizje të dyshimta gjatë asaj kohe, në mënyrë që të ndihmojnë në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Përfaqësuesit lokalë dhe autoritetet e sigurisë janë njoftuar, ndërsa apelohet për vigjilencë dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve.

“Keqbërësit nuk kanë vend në mesin tonë – le të jetë ky rasti i fundit,” thuhet në apelin e banorëve.

Hetimet janë në proces.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë