Mourinho nuk heq dorë nga Perisic, në radar edhe Rebic


Duket se Jose Mourinho nuk dëshiron të heq dorë nga Ivan Perisic.

Trajneri i Manchester Unitedit është refuzuar në verën e kaluar nga Interi, por një ofertë e re mund të ndryshojë gjërat.

Special One duket se ka qenë ndjekës i madh i Përfaqësueses së Kroacisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, dhe ylli zikaltër nuk është i vetmi në radarin e Djajve të Kuq.

Ivan Perisic duke festuar golin në finale ndaj Francës me Ante Rebic

Sipas The Sun, Edhe Ante Rebic pëlqehet shumë nga Mohurinho dhe ekzistojnë mundësitë që në sezonin e ri do ta shikojmë atë në Old Trafford.

Rebic aktualisht është pjesë Eintracht Frankfurtit, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për Fiorentinas, Hellas Veronës dhe RB Leipzig.

Perisic në këtë Botëror ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asistim, kurse Rebic vetëm një gol. /Telegrafi/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë