KF Feronikeli uron Agim Ademin për zgjedhjen në krye të FFK-së

Dje është mbajtur kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj, i cili do ta udhëheqë Kosovën drejt sukseseve të reja.

Ky kuvend vendosi unanimisht për zgjedhjen e Agim Ademit në postin e kryetarit të ri për një mandat.

Me këtë rast, presidenti i klubit KF Feronikeli , Naser Ramaj, në emër të gjithë klubit tonë i uron këtë post Ademit, me besimin e plotë që ai do ta vazhdojë rrugën që e la në gjysmë Fadil Vokrri që të punojë përmirësimin e kushteve dhe nivelit të futbollit vendor,transmeton Drenica Online

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë