Lladrovci: Nuk kam lidhje me personin që e kërcënoi me jetë Drenorin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas lajmit se personi i cili e ka kërcënaur me jetë asamblistin e kësaj komune, Xhavit Drenorin është i afërm me kryetarin Lladrovci.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lladrovci ka shkruar se nuk ka asnjë lidhje familjare me kërcenuesin.
“Nuk kam kurrfarë lidhje me personin që kërcënon në rrjete sociale. Personi që ka kërcënuar Xhavit Drenorin, ndaj të cilit Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal, nuk ka asnjë lidhje familjare me mua, as që është daja im”, ka shkruar Lladrovci.
Llardrovci ka shkruar tutje se “Personi i dyshuar nga Lagja Zogu (Mulaku), nuk ka asnjë lidhje familjare me mua, as që e njoh e as që jam në dijeni se kush është. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës, të japë sqarimet e duhura për rastin”.
Po ashtu Lladrovci ka treguar se “edhe gjatë fushatës, kur Drenori ngriste dyshime për kërcënime, e kam inkurajuar të bëj padi dhe të gjendet kushdo që kërcënon dike, aq më parë, kur deklarohet rrejshëm në rrjetin social me përkatësi familjare.
Lladrovci ka thënë se “këto lloj “kërcënimesh” të cilat i kam pranuar shumë herë, kurrë nuk i kam marrë seriozisht, megjithatë, institucionet e drejtësisë le ta thonë fjalën e vet për këtë “kërcënues”, dhe unë ju ofroj bashkëpunim të plotë”.