Domagoj Vida ka thënë në një konferencë për shtyp se mentaliteti i skuadrës është i lartë para ndeshjes se tyre në çerekfinale kundër Rusisë dhe se ai beson që ata do të kalojnë tutje
Domagoj Vida dhe Kroacia ia kanë vënë syrin fitimit të Botërorit derisa ata pritet që të përballen me organizatorët e kampionatit, Rusinë, të shtunën.
“Nuk ishte loja e jonë më e mirë. Kishte shumë presion, veçanërisht pasi që humbëm kundër Portugalisë në Euro 2016. Ne e duam shumë këtë fitore. Nuk ishte e lehtë”, tha 29 vjeçari për gazetarët për ndeshjen me Danimarkën.
“Tani presioni është pak më i vogël. Ne duam që ta mposhtim Rusinë dshe, me vullnetin e Zotit do të luajmë për fitore deri në fund. Jemi afër. Plani i jonë nuk është të ndalojmë tani”, ka thënë Vida.