Ish lojtari i Los Blancos dhe drejtori i trajnerëqve në këtë klub beson që Real Madridi këtë verë duhet të bëj të pamundur që të blejë yllin PSG Mbappe, sesa brazilianin Neymar
Real Madridi është këshilluar sot që të blejë Kylian Mbappen gjatë verës nga Paris Saint – Germain, me Jorge Valdano që konsideron se francezi është më i mirë se Neymari.
“Neymar mund të këtë vlerë më shumë në termat e marketingut dhe futbollit. Por, unë mendojë që Madridi duhet të bëj një ofertë për një lojtar që vazhdimisht është në rritje”, ka thënë ish lojtari dhe trajneri i Los Blancos për Onda Cero.
“Nëse do të isha unë do të preferoja Mbappen si një investim afatgjatë sepse ai është gjashtë vite më i ri se Neymar dhe qysh tani është në top nivele”.