Shaqiri: Do të kishte qenë mirë sikur të luanim kundër Gjermanisë

Zvicra nuk do të ballafaqohet me Gjermaninë në 1/8 e finales së Kupës së Botës ashtu siç pritej, por me Suedinë në Kupën e Botës.

Por, anësori shqiptar i Zvicrës, thotë se për të do të kishte qenë mirë sikur të luante kundër Gjermanisë në këtë fazë të Kupës së Botës, transmeton Gazeta Express.

Kampioni i botës në fuqi, Gjermania, u mposht befasisht nga Koreja Jugore dhe u eliminua nga Botërori, ndërsa Suedia zuri vendin e parë në këtë grup, dhe do të luajë kundër Zvicrës.

Suedia do të jetë detyrë shumë më e lehtë se që do të ishte Gjermania, të paktën në letër, por Shaqiri vlerëson se do të jetë ndeshje e vështirë kundër suedezëve.

Shaqiri, i cili shënoi golin e fitores ndaj Serbisë në fazën grupore, insiston se është i përgatitur për takimin me Suedinë.

“Do të kishte qenë mirë të luanim kundër Gjermanisë. Ndaj Suedisë do të jetë ndeshje e vështirë, por do të jemi të gatshëm për të luftuar”, tha Shaqiri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë