Modelja belge Marisa Papen ka shkaktuar zemërim për shkak se është paraqitur krejtësisht lakuriq para Murit të Vajtimeve në Jerusalem.
Modelja ka shpërndarë foton lakuriq nga çatia e një ndërtese në qytetin e lashtë të Lindjes së Mesme.
Kjo ka shkaktuar reagime të shumta.
Për të mos u mjaftuar me kaq, modelja 26 vjeçare ka postuar fotografinë edhe në një uebfaqe e cila njihet si “Muri i Vajtimeve” por edhe në një version të censuruar në faqen e saj të Facebook’ut.
Ajo ka sqaruar se si e ka realizuar këtë fotografi. Është interesant, se fotografinë e ka bërë nga shtëpia e një myslimani.
“Për mua ishte menjëherë e qartë se nëse arrija të bëja një foto pranë ose me pamje nga Muri i Vajtimit, udhëtimi do të ishte një sukses. Zhvilluam një bisedë më një të ri shumë miqësor i cili doli të ishte mysliman dhe ai na ftoi në shtëpinë e tij për të pirë kafe dhe çaj. Kur e pyetëm nëse mund të bënim një foto në çatinë e tij ai u shpreh shumë i gatshëm” , thotë ajo.
Marisa ka thënë se pas fotos, izraelitët e kanë ftuar sërish për vizitë.
E njëjta modele ishte arrestuar dhe ishte dënuar me një vit burg pas një serie fotosh lakuriq që kishte realizuar në tempullin e shenjtë.
Muri i Vajtimit është një mur i lashtë i ndërtuar në qytetin e vjetër të Jerusalmit. Ai njihet si vend i shenjtë nga hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët dhe është vend ku shkojnë për lutje.