Xhensila flet për operacionin plastik, tregon pse e bëri publik këtë fakt

Modelja e njohur Xhensila Pere kishte plot 7 vjet që dëshironte të bënte një operacion plastik në hundë.

Që nga koha e Miss-it, por edhe më tej, kur setet fotografike u shtuan, Xhensila kishte filluar të mësonte trukun për t’i orientuar fotografët vetëm në një profil – atë që nuk ia tregonte defektin. Koha e gjatë për t’u menduar të shkonte ose jo te mjeku ishte edhe për shkak të frikës: “Kisha frikë dhe nuk kisha gjetur mjekun e duhur”, – tha Xhensila pasditen e sotme në “Rudina”, ku ishte e ftuar së bashku me Kiara Titon, Elda Lazen dhe Anxhela Pezën, për të diskutuar për operacionet plastike.


Megjithatë, e mori vendimin më në fund. Do të ndërhynte në hundë, por pa ndryshuar karakterin dhe pa dalë nga origjinaliteti. Nëse shumica e vajzave të reja shkojnë pranë mjekut që do të kryejë ndërhyrjen me një foto të një personazhi të famshëm për t’i thënë “Dua të bëhem si kjo”, Xhensila, kurrsesi nuk ishte në këtë kategori, përkundrazi.

Siç rrëfeu ajo sot, ky ishte gabimi që nuk bëri para se të kryente ndërhyrjen: “Gabimi që nuk kam bërë para ndërhyrjes në hundë ishte që nuk kam marrë foton e dikujt tjetër për t’ia treguar mjkut. Madje, me të qeshur, i kam kërkuar “të lutem mos më ndrysho atë stil. Dua të jem e njëjta Xhensilë, vetëm me një hundë perfekte”, – tha modelja.

Pas operacionit, asgjë nuk ndryshoi, përkundrazi. Xhensila, pothuaj nuk duket fare me ndryshimin e ri. Madje, një pjesë e mirë e miqve të saj nuk e besojnë që ka ndërhyrë në hundë. Pra, ajo është e kënaqur me rezultatin. Tanimë, nuk ruhet për profilin e fotove si dikur, por, ç’është më e rëndësishmja, as nuk e fsheh këtë para publikut të saj:

“Më duket fyerje inteligjence ta fsheh para publikut këtë gjë. S’mund ta bësh përpara publikut që të njeh dhe të ka mbështetur për të qenë aty ku je”, – tha Xhensila duke theksuar se tashmë ndihet shumë mirë me veten, por edhe me publikun e saj.
Pa sekrete, pa kamuflime fotosh e pa mashtrime të tipit “jam rritur”…/ Class/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë