Feronikeli dhe Yll Hoxha vazhdojnë bashkëpunimin

Klubi nga Drenasi, Feronikeli, është kryelajm në merkaton e kësaj vere në futbollin kosovarë.

Feronikeli ka vazhduar kontratën me njërin ndër futbollistët me formën më të lartë të sezonit të kaluar. Bëhet fjalë për mesfushorin, Yll Hoxha, I cili ka bindur me paraqitjet e tij sezonin e kaluar.

Si “dhuratë” për paraqitjet e mira, Hoxha, ka marrë kontratën e re nga drejtuesit e klubit nga Drenasi.

Feronikeli, me transferimet e deritanishme dhe me mbajtjen e yjeve në klub, po dëshmon që sezonin e ri do të jetë skuadra më e rrezikshme në Superligë./DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë