Aksidentohet Prokurori i Shtetit, në gjendje të rëndë në Beograd

Prokurori i Shtetit, Lulzim Sulejmani është aksidentuar rëndë mbrëmë pas mesnate, duke marr lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dërguar menjëherë për shërim në Beograd.

Kështu ka thënë për Indeksonline një burim i afërt me prokurorin e aksidentuar, sipas të cilit lëndime kanë marr edhe tre persona tjerë.

“Mbrëmë rreth orës 2 pas mesnate, prokurori Lulzim Sulejmani, shoferi  i tij dhe dy persona tjerë kanë pasur një aksident të rëndë trafiku me veturë zyrtare. Prokurori ka marr lëndime të rënda dhe është dërguar për shërim në Beograd”, ka thënë ai.

Sulejmani që është prokuror në zyrën e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi u aksidentua derisa po kthehej nga një aheng që u mbajt mbrëmë nga Prokuroria e Gjakovës. /Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë