Gëzoni fëmijët e varfër me një dhuratë për fundvit, ja se si! (Foto)

Çlirim Uskana ka ndërmarrë një iniciativë për mbledhjen e fondeve brenda 8 dite, të cilat do të shkojnë në blerjen e dhuratave për fëmijët e varfër për natën e Vitit të Ri
Uskana ka njoftuar se me ato para do të blihen dhurata dhe do t’u shpërndahen fëmijëve të varfër për natën e Vitit të Ri.
“Ti dhurojmë fëmijëve të varfër në Kosovë nga një dhuratë ushqimore dhe ti gëzojmë për një ditë. E tërë ngjarja do të dokumentohet me video dhe foto”, është thirrja që i bëhet njerëzve vullnetmirë.
