Një bashkëpunim i papritur për publikun vjen ndërmjet këngëtarit, Ermal Fejzullahu dhe artistit nga Shqipëria, Bes Kallaku.
Dyshja tash e sa kohë kanë përgatitur këngën e tyre të re që titullohet “Daja”, ku edhe tani është bërë finalizimi i projektit, shkruan lajmi net.
Kësaj radhe patjetër se pritet diçka e bukur nga dyshja e suksesshme, e që nesër është bërë e ditur se lansohet kënga e tyre ritmike.
“Këngën e ka bërë Edlir Begolli, tekstin Bes Kallaku, kënga është po ashtu ritmike dhe që do të lansohet me 15 qershor (nesër)”, tha Ermali për lajmi net.
Theksojmë se ky është bashkëpunimi i parë i artistëve të njohur ku shpresojmë të shndërrohet në një hit veror.