Në Drenas presin rikthimin e titujve: Ja kur i fillon Feronikeli përgatitjet

Drejtuesit e Feronikelit, po punojnë jashtëzakonisht shumë të ndërtojnë skuadër kompetitive për edicionin e ri me ç’rast do të tentohet rikthimi i titujve në “Rexhep
Rexhepi”.

Skuadra është mobilizuar dhe e gatshme të luftojë deri në fund për të arritur objektivat e klubit. “Nikli”, vazhdoi fillimisht bashkëpunimin me profesor Starovën për edicionin e ri, teksa më pas transferoi deri tani 7 futbollistë të ri në skuadër, ndërkohë liroi nga ekipi disa të tjerë, madje lojtarë deri tani me mjaft ndikim në përbërje.

Në ditët e ardhshme priten edhe disa prurje të reja te kjo skuadër, para se të kompletohet grupi i futbollistëve me të cilët Feronikeli do të garojë edcionin 2018/19.

Korneri.net merr vesh se data e fillimit të përgatitjeve të ish kampionit të Kosovës, është 2 Korriku 2018.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë