Feronikeli bënë publikë emrat e lojtarëve aktualë që do të mbesin në klub

Përpos përforcimeve të bëra në ekip me prurjet e reja të lojtarëve, Feronikeli është përkujdesur që t’i mbajë edhe vlerat mëhershme të klubit.

Arbër Prekazi, Mendurim Hoti, Lulzim Doshlaku, Astrit Thaçi dhe Argjend Bardhi, janë futbollistët të cilëve Feronikeli ua ka renovuar kontratat, dhe me këtë, ata do të mbesin pjesë e klubit edhe për stinorin e ardhshëm.

Ndërkaq, pjesë e Feronikelit vazhdojnë të jenë edhe lojtarët të cilët kanë akoma kontratë me klubin tonë, e këtu bëjnë pjesë: Yll Hoxha, Albutrint Morina, Berat Ahmeti, Florian Smakiqi, Diar Prokshi dhe Gentrit Hasi.
Kontrata i është vazhduar edhe trajnerit të klubit, Sulejman Starova.
Ndërkaq, në bisedime për vazhdim të kontratës është Faton Maloku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë