Një vajzë e re bie nga ndërtesa. Dëshmitari rrëfen ngjarjen (Foto)

Një vajzë e re sapo ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prizren. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha për Indeksonline ka konfirmuar rastin, mirëpo sipas tij aktualisht nuk mund te jepet asnjë informacion sepse policia sapo i është përgjigjur rastit.

Ndërkohë një lexues i Indeksonline kanë rrëfyer rastin ku sipas tij vajza dyshohet se ra nga kati i tetë i ndërtesës.

Për shkaqe etike fotografitë e viktimës në vendin e ngjarjes nuk mund të publikohen.

Dëshmitari i cili ka qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur rasti, thotë se ka provuar të shpëtoj vajzën, mirëpo e kishte të pamundur.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë