Policia jep detaje për vdekjen e të riut nga Drenasi

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit Valon Berisha në Fushë Kosovë. 30-vjeçari, nga Vasileva e Drenasit, është i riu që humbi jetën mëngjesin e së enjtes në vendin e tij të punës, ku ra nga një objekt banimi në ndërtim.

Sipas policisë, rasti është raportuar të ketë ndodhur në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, të enjten në orën 07:25, transmeton DrenicaOnline.

“Viktima mashkull Kosovar/Shqiptar, punëtor i një ndërmarrje ndërtimore aksidentalisht ka rënë nga pllaka e katit të katërt të një ndërtesë banimi në ndërtim ku edhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas tyre, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i të riut nga Drenica është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë