Një ngjarje e çuditshme kishte ndodhur 50 vite më parë në Drenicë, ja për çka bëhet fjalë (Video)

Një ngjarje e çuditshme dhe e pazakontë kishte ndodhur 50 vite më parë në Drenicë.

Në katundin me pamje të bukur ku po ngriteshin shtëpi të reja dhe po shëndritshin pullazet e kuqe mendësia e kohës nuk po bënte përparim.

“Aty këtu, te disa familje, thuhet se koha nuk ka ba asnji hap. Jetojnë me të vjetrën. Këtu e kemi fjalën për nji anakronizëm të kohës sonë”.

Qysh edhe ishte adet atëherë, për martesën e dy personave vendosnin krerët e familjes, e çifti pajtohej me zgjedhjen, deshën apo s`deshën.

Njejtë kishte ndodhur edhe me motrën e Sefer Ademit, që iu premtua Jashar Hamzës.

“Seferi ia bani përhajr të motrën dhe e fejoi për Jasharin, djaloshin shtatëmbëdhjetë vjeçar. Jashari, nuk ka kërrkënd pos nanës dhe dy motravet. Këtij iu desht të kujdesët për nusen e nxanun. Së këndejmi, nëpërmjet t’ungjit, Mahmut Sinanit, i kreu të gjitha kërkesat e mikut t’ardhshëm- coi pare, lesh e pambuk e të gjitha gjanat si e kërkon adeti, për t’u qejzue nusja”.

Krejt kjo histori kishte vazhduar edhe për plot dhjetë dymbëdhjetë vjet, sa nusja kishte qëndruar e fejuar.

Rilindja shkruan se për këto vite iu ishte ngopur mirë fyti i Seferit, e kërkesat e tij kinse për t’u qejzuar motra nuk ishin të vogla.

Shpesh dhëndrri i Seferit , ende pa e marrë motrën e tij për grua ishte detyruar të shes tokë e bagëti e një ditë shiti edhe dy hektarë mal.

E një ditë, kur kinse kishte ardhë koha e dasmës ai hargjoi dy tre qind mijë dinar për të blerë rroba, por kot.

Ditët kalonin, e vadja ishte ndarë, por Seferi bëri një tradhëti të madhe që nuk mbahej mend në Drenicë.

“E shiti të motrën për së dyti në Jashanicë, për djal të Avdyl Jashanicës. Ndoshta ju duken pak të hollat që i ngrani prej Jasharit. Nejse: i tha të jashanicasit, mi lësho në grusht gjysmë milioni, motrën ta bajë për hajr”.

E kur u kuptua tradhtia, pas tentimeve nuk u gjet zgjidhja, e në fund nusja u martua.

Personi i dytë që ia kishte folur nusën për grua ishte edhe dhëndrri .

Në një të dielë të atij viti, krushqit darsmorë u nisën nga Jashanica për në Plluzhinë për t`i ccuar nusen dhëndrrit të dytë .

E tek shtëpia e atij të parit thuhet se atë ditë i kishte pushtuar dhimbja gratë e familjes.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë