Ligji i ri ul koston e legalizimit të objekteve pa leje

Përshpejtim të procedurave dhe kosto më të lirë për legalizimin e objekteve pa leje po synohet të arrihet me ligjin e ri për këtë çështje.

Anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural e patën në rend dite projektligjin për trajtimin e objekteve pa leje, me të cilin thanë se do të krijojë mundësi që procesi të shkojë më mirë, raporton KTV.

Liburn Aliu, kryetar i grupit punues për projektligjin, theksoi se objektet që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e pronësisë, nuk do të legalizohen. Ai është shprehur kundër që listat e pritjes për objektet që nuk janë legalizuar të kenë karakter etnik për trajtim të veçantë.

I pakënaqur ka mbetur zëvendëskryetari i këtij komisioni, Srdjan Mitroviq i Listës Serbe, sipas të cilit amendamentet e propozuara nga kjo parti janë refuzuar.

Në këtë mbledhje, me propozimin e kryetarit Haradinaj, është votuar në parim edhe projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë