Rrëzohet aeroplani në Kubë

Një aeroplan i linjës ajrore shtetërore të Kubës është rrëzuar dhe ka eksploduar në aeroportin Ndërkombëtar Jose Marti në Havana, njoftojnë mediat kubaneze.
Boeing 737 u rrëzua pak pas fluturimit.
Radio Hamaba Kuba tha se ky ishte një fluturim i zakonshëm nga kryeqyteti kubanez për në Hologuin, në lindje të ishullit.
Dëshmitarët i thanë AFP’së se kanë parë tym të madh afër aeroportit.
