Rrahje me grushte në mes të Xhavit Halitit dhe Arben Gashit (Foto)

Para pak çastesh, në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një rrahje në mes të dy deputetëve.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për nënkryetarin Xhavit Halitin dhe deputetin e LDK-së, Arben Gashin.
Të njëjtit u rrahën me grushte në hollin e Parlamentit të Republikës.
Ndryshe, Haliti dhe Gashi ishin përplasur edhe seancën e djeshme.
—
PAMJE TË PËRPLASJES SË DJESHME
Përplasja e ashpër ndërmjet Xhavit Halitit dhe Arben Gashit: Qen, mashtrus…
Publiée par IndeksOnline sur Jeudi 17 mai 2018