Reagon Feronikeli


Reagim për lajmin e dështimit të klubit tonë në procesin e licencimit nga UEFA

Kryesia e KF. Feronikelit është indinjuar nga shkrime të disa portaleve, sipas të cilave, gjoja Feronikeli është një ndër klubet kosovare që ka dështuar në procesin e licencimit nga UEFA.

Feronikeli dëshiron të bëjë të ditur që klubi ynë nuk ka dështuar në këtë proces, por është tërhequr me vetëdëshirë pasi kemi qenë larg nga pozitat e para të Vala Superligës (pozita e parë dhe e dytë), dhe e ka parë të arsyeshme të tërhiqet nga procesi.

Lusim portalet që të verifikojnë informacionet dhe të dhënat para publikimit.

Me respekt,

KF. Feronikeli

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë