Arsim Gërxhaliu flet për autopsinë e trupit të policit

Para pak minutash trupi i pajetë i policit Malsor Dashi ka arritur në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i këtij Instituti, Arsim Gërxhaliu. Ai tha se autopsia e trupit të të ndjerit pritet të kryhet gjatë ditës së nesërme me urdhër të prokurorit të rastit.

Trupi i policit 27-vjeçar Malsor Dashi u gjet nga ekipet e kërkimit sot rreth orës 15:45.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë