Babai e ka ditëlindjen, kështu e uron presidenti Thaçi

Pavarësisht angazhimeve të shumta që kanë, kur bie fjala tek personat e afërt, ata gjithnjë tregojnë kujdes, veçmas në data e festa të veçanta.

Edhe presidenti Thaçi sot ka gjetur kohë që ta urojë babain e tij në 80 vjetorin e lindjes, shkruan Indeksonline.

Presidenti ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, teksa shihet me babain e tij dhe djalin e tij Endritin.

“Urime 80 vjetori i lindjes, baba! Shëndet të mirë dhe pleqëri të qetë!”, ka shkruar presidenti.

Por Thaçi ka bërë një ‘lëshim’, pasi ai urimit ia ka bashkangjitur një foto me të cilën e kishte uruar edhe para tri vitesh.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë