Ja çka u tha Haradinaj delegacionit të BE-së rreth vizave

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Kosova nuk ka dilemë për orientimin e saj euro-atlantik. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të hap rrugë që Kosova të bëhet pjesë e familjes të cilës i takojmë.
“Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian theksova përkushtimin e Qeverisë së vendit në përmbushjen e kriterit të fundit që qytetarët tanë ta kenë të drejtën e lëvizjes së lirë, siç e kanë vendet demokratike.
Kosova është gati për liberalizimin e vizave”, ka shkruar ai.