Të gjithë liderët e shtetit mblidhen sot në këtë fshat të Drenicës, ja fotot

Liderët e shtetit kanë shfrytëzuar festën e 1 Majit për tu mbledhur në Prekaz të Drenicës, transmeton DrenicaOnline.

Aty janë parë: Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, Gazetari Baton Haxhiu, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, Sami e Mergim Lushtaku, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, zv/ministri Fadil Nura dhe disa persona të tjerë.

Në tavolinën e tyre shihet çaji i zi duke dominuar krahas gotave me verë të kuqe.

Këto foto dëshmojnë se mes liderëve nuk ka inate personale, pavarësisht shkrimeve të medieve për disa përçarje. /DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë