Të enjten, më 26 prill, në fushën me bari sintetik dhe me fillim nga ora 15:00, KF Gryka Llapushnik, do të zhvillojë ndeshje vendimtare me KF. Istogun.
Kjo ndeshje është e rëndësishme pasi fitorja e shpie Grykën në rrugën drejt ligës së parë, rrugë në të cilën kanë dhënë kontribut të madh pesë futbollistë, të cilët Feronikeli i ka huazuar në këtë ekip.
Lojtarët e ekipit kanë më shumë se kurrë nevojë për tifozë që i përkrahin drejt fitores.