Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në Drenas

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e Komunës së Drenasit se, gjatë ditës së sotme duke vazhduar edhe ditën e nesërme, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, transmeton DrenicaOnline.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit, janë punimet teknike nga ekipet e ujësjellësit më konkretisht, vendosja e ujëmatësve zonal.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e komunës së Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë