Pas dorëheqjes së Ismet Munishit, klubi i Feronikelit njofton që ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Partizanit të Shqipërisë, Sulejman Starovën, që ta udhëheqë klubin në luftën për titull.
Sulejman Starova (lindur 12 Dhjetor 1955) ose siç njihet ndryshe me nofkën “Bobi” është ish-futbollist shqiptar që ka lozur gjatë gjithë karrierës së tij me FK Partizanin dhe ish-trajneri i kësaj skuadre.
Ishte gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit deri në 2004.
Starova ka pasur në drejtimin e tij si trajner skuadra si Teuta, Besa,Tirana dhe Kukësi. Gjithashtu ka qënë edhe drejtor teknik i këtyre skuadrave./Drenicapress.
Federata Shqiptare e Futbollit nderoj në 70-vjetorin e Partizanit me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar” Sulejman Starovën.
Testi i parë i Starovës me Niklin është të shtunën prej orës 14:00. Feronikeli është nikoqir i Llapit.