Stomatologu i njohur nga Drenasi që synon ulëse në Asamblenë Komunale

Stomatologu i njohur Dr. Ardian Nika, pronar i klinikës dentare “Nika Dent” në Drenas dhe kandidat për Asamble Komunale me numrin 11, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Ramiz Lladrovcin dhe platformën “Për Drenasin Kampion 101”.
“Si doktor dhe si asambleist, dua të kontribuoj drejtpërdrejt në përmirësimin e sistemit primar shëndetësor. Ky sistem është themeli i kujdesit për çdo qytetar dhe duhet të jetë i qasshëm, i sigurt dhe me standarde të larta cilësie”, ka theksuar Dr. Nika.
Ai ka shtuar se prioriteti i tij është mbështetja e mjekëve dhe infermierëve me infrastrukturë moderne dhe mjete të nevojshme, duke garantuar që qytetarët e Drenasit të marrin kujdesin që meritojnë, pa pengesa e vonesa.
“Bashkëpunimi i qytetarëve dhe profesionistëve është çelësi për një sistem shëndetësor të fortë. Për këtë arsye, unë jam me Ramiz Lladrovcin dhe me ekipin ‘Për Drenasin Kampion’, për një Drenas më të shëndetshëm e më të zhvilluar”, ka përfunduar ai.
🦷 Dr. Ardian Nika – Nr. 11
🏆 Ramiz Lladrovci – Për Drenasin Kampion 101