Alban Leku: Çikatova e Re dëshmon mbështetje të fuqishme për Ramiz Lladrovcin

Kandidati me numër 14 në listën e iniciativës Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin (numër 101), Alban Leku, ka falënderuar bashkëvendësit e tij nga Çikatova e Re për pjesëmarrjen e madhe në mbështetje të kryetarit actual, transmeton portali DrenicaOnline.

“Ky unitet dhe ky vullnet i fortë është garancia më e madhe për të ardhmen e Drenasit. Më 12 Tetor ju ftoj të dilni edhe një herë të gjithë në votime, për të vulosur fitoren dhe për të vazhduar zhvillimin e komunës sonë”, ka deklaruar Leku.

Fushata “Për Drenasin Kampion” po merr përkrahje të gjerë nëpër fshatra, ku qytetarët po tregojnë besimin e tyre në vazhdimin e projekteve dhe zhvillimit lokal./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë