Malisheva e paska ndarë mendjen, Kastrati pritet me entuziazëm në fshatrat e kësaj komune

Kandidati i NISMA-s për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, është pritur me entuziazëm në Damanek, Bubavec, Bubël dhe Qypevë, ku qytetarët kanë shprehur përkrahje të madhe për vizionin e tij për një “Malishevë Urbane”.

“Kështu jemi të pathyeshëm, kështu ne e ndryshojmë komunën tonë!”, ka deklaruar Kastrati, duke shtuar se besimi dhe kurajo e qytetarëve janë sinjal i qartë për një fitore të thellë më 12 tetor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë