Abelard Tahiri vazhdon fushatën nëpër Drenas për ta mbeshtetur Hajdarin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, po vazhdon qëndrimin e tij në Drenas për të mbështetur kandidatin për kryetar, Petrit Hajdarin.
Tahiri tha se Drenasi sot ka një angazhim të fuqishëm për t’i dhënë qytetit një qeverisje që kujdeset për jetën e qytetarëve: “Qyteti ynë ka nevojë për një udhëheqje që punon për zhvillim, e jo për skandale.”
Ai përmendi mobilizimin e madh të qytetarëve gjatë takimeve zgjedhore:
“Mbrëmë, Sankoci dhe Fushtica, ndërsa një natë më parë Zabeli dhe Korrotica, treguan një mobilizim të jashtëzakonshëm rreth Petrit Hajdarit. Ky është mesazhi i qartë i qytetarëve të Drenasit: koha e ndryshimit ka ardhur, koha e qeverisjes së përgjegjshme ka filluar!”