Ardian Nika – profesionist i shquar dhe zë i përkushtuar për Drenasin

Ardian Nika, nga Gllanasella dhe bir i një veterani të UÇK-së, po garon si kandidat për Asamblenë Komunale të Drenasit në listën “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, me numrin 11. Ai vjen me një bagazh të pasur profesional dhe një vizion të qartë për të ardhmen e komunës, transmeton portali DrenicaOnline.

Dr. Spec. PhDc. Nika ka kryer studimet në Mjekësi – Stomatologji, duke u specializuar si kirurg oral, dhe është themelues i ordinancës stomatologjike “NIKA DENT”. Aktualisht gjendet në fazën përfundimtare të doktoratës në Zagreb, duke dëshmuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj dijes dhe profesionalizmit.

Me karrierë të ndërtuar mbi punë të palodhur, integritet dhe transparencë, Ardian Nika beson fuqishëm se dituria dhe përkushtimi janë çelësi për zhvillimin e komunës. Kandidatura e tij për Asamblenë Komunale synon që përvoja akademike dhe profesionale të kthehen në projekte konkrete për të mirën e qytetarëve, me theks të veçantë në shëndetësi, shërbime cilësore dhe mbështetje për të rinjtë.

Me numrin 11 në listën 101 “Për Drenasin Kampion”, Ardian Nika paraqet një garanci për zë të fuqishëm, profesionalizëm dhe vizion modern në vendimmarrjen komunale. Ai mbetet shembull i gjeneratës së re që ndërthur idealet atdhetare me zhvillimin profesional, duke e bërë një aseti të çmuar për Drenasin e së ardhmes./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë