Ngjarje si në filma aksion në Caravik, gjuajnë me armë drejt kamionit në lëvizje, dy të arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 22 shtator 2025, rreth orës 15:30, në fshatin Caravik të Klinës, ka ndodhur një rast i vrasjes në tentativë, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit zyrtar të policisë, dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi kanë shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një kamioni, në të cilin gjendeshin viktimat, po ashtu meshkuj kosovarë.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja, ndërsa në kamion është konstatuar një vrimë plumbi.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë