Energjia e Gadimes tregon fitoren e afërt për Shukri Bujën

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka mbajtur një tubim madhështor në Gadime, ku atmosfera e zjarrtë dëshmoi përkrahjen e fuqishme që po merr në këtë garë zgjedhore, transmeton portali DrenicaOnline.

Buja falënderoi qytetarët e Gadimes, Babushit, Gllavicës dhe Marevcit për besimin e dhënë, duke theksuar se vizioni i tij për Lipjanin është i qartë dhe fitues.

“Fitorja është e jona! Është koha jonë! Është koha e PDK-së për Lipjan! Është koha ime për të qeverisur me Lipjanin!”, u shpreh ai, duke dhënë mesazhin e qartë se gara e 12 tetorit po i afrohet fitores.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë