Burim Bujupi fton banorët e Arllatit në takimin elektoral të iniciativës “Për Drenasin Kampion” që mbahet sonte

Kandidati për Asamblenë Komunale nga iniciativa “Për Drenasin Kampion”, Burim Bujupi, ka njoftuar se sonte, më 21 shtator, do të mbahet një takim elektoral në të cilin do të prezantohen 101 arsyet për të mbështetur këtë platformë me kryetarin aktual dhe kandidatin për një mandat të ri, Ramiz Lladrovci.

Takimi do të zhvillohet në: Arllat – Gjergjaj, shkolla fillore “Abedin Bujupi”, duke filluar nga ora 19:00.

Bujupi ka ftuar qytetarët, mbështetësit dhe simpatizantët që të marrin pjesë në këtë tubim për t’u njohur nga afër me projektet dhe synimet e planifikuara për komunën e Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë